“Pas ndeshjes qesh kur je serioz para saj”, Shehi beson te kualifikimi: Të shfrytëzojmë faktorin shtëpi siç e bënë edhe ata

Orges Shehi është i bindur se Tirana e tij do të luajë më mirë se në ndeshjen e parë ndaj Dudelanzh në Ligën e Kampioneve, duke folur para mediave. Trajneri i bardhebluve theksoi se ekipi ishte përgatitur mirë dhe tashmë kishte ide të qarta për kundërshtarët që kishte përballë.

auto_shehi-sp1652184671

“Dudelanzh është i njëjti kundërshtar i javës së kaluar sa i përket emrit dhe shortit. Është akti i dytë i takimit, pra ndeshje që e presim në shtëpi, sigurisht që pikëpamjet tona janë më të qarta se çfarë duhet të bëjmë për mirë apo keq. Sigurisht e kam thënë edhe herë të tjera që kemi panoramë më të qartë, gjithë këtë javë në grumbullim kemi analizuar dhe parë ndeshjen në detaje. Mendoj se jemi më të qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe lojtarët janë më të mirëorientuar kur shohin sekuenca dhe detaje.

Gjendja është e mirë, Taulanti vuan pak dëmtimin që pësoi atje, por është stërvitur me skuadrën. Mungesa e Limajt dihet, dhe vetëm kjo është mungesë për nesër. Do të mundohemi ta zëvendësojmë me lojtarët e përshtatshëm, gjithmonë në bazë të situatave dhe kundërshtarit.

Është e vërtetë që e thashë pas ndeshjes që do të ndërhynim, për të ndërruar edhe modul loje. Kur kundërshtari ndëshkohet me karton dhe del me inferioritet numerik, duhen disa minuta për të zëvendësimin, në momentin që ata bënë zëvendësimin dhe ruajtën të njëjtat forca në mbrojtje, ne bëmë gati zëvendësimin tonë për të ndryshuar modul. Nuk jemi strikt të një skeme apo moduli, pra ka plan A dhe plan B. Zëvendësimin e Limajt do ta bëjmë që të përshtatet me kundërshtarin, por edhe për atmosferën dhe eksperiencën që kërkon një kompeticion i tillë. Ka plan B, por nuk vihet në zbatim para planit A.

Koha ka qenë me pakët se shorti është hedhur më 13 qershor, por pamjet reale kur përballesh me një kundërshtar që e ke parë vetëm në programe dhe në bazë kundërshtarësh që ndryshojnë shumë, nuk ka një pamje të qartë. Por ajo që dimë tani për kundërshtarin është më  e thelluar, por ne nesër do të jemi ku duhet, Kundërshtari ka nivel e cilësi, por nesër ndryshon çdo gjë, luajmë në shtëpinë tonë dhe fushën tonë dhe besoj se skuadra do të shfaqet ashtu siç ka bërë gjithmonë, sidomos në “Air Albania” gjatë gjithë kampionatit.

Kemi përgatitur çdo skemë, kemi përgatitur strategjinë tonë si do të dalim para portës. Jam i sigurt që do të dalim para portës, por shpresojmë që të shënojmë dhe marrim mundin.

Ne kërkojmë që pas një kampionati të suksesshëm si ai i vjetshëm, të ruajmë grupin dhe ia kemi dalë deri diku. Dihet që në futbollin modern, largimi i kapitenit nuk është për një neglizhencë tonën por është për një eksperiencë të tijën jashtë shtetit, Toli kishte probleme se e konsideronim pjesë të skuadrës. Sigurisht që deshëm dhe duam përforcime. Nuk kemi gjetur ende lojtarët e duhur, lojtarët që na duhen nuk është se mund t’i gjesh kudo, duan kohë që të gjesh lojtarin e përshtatshëm, se mendojmë që ato 2-3 lojtarë që duam, duam që të jenë cilësorë. Ata të jenë në shërbim të grupit dhe të futim konkurrencën, të mos na dhembë kokë që na mungon njëri apo tjetri.

Kartonin e kuq nuk e quaj gabim. Ka shumë situata ku mund të interpretohet loja më mirë dhe kur ndodh shumë shpejt për 2-3 minuta, kjo është edhe paksa e papranueshme që ndodhi shumë shpejt. Për atë që bëri mirë apo keq Tirana, mendoj se i lamë shumë hapësirë kundërshtarit, bëri që të ishim shumë mbrapa në shumë situata dhe kishte iniciativën. Kështu e kishte më të thjeshtë ndaj ne duhet të ndryshojmë, një nga arsyet tona dhe objektivi ynë është që nesër të jemi jo agresivë, por superagresivë.

E kam thënë edhe pas ndeshjes që tani duke parë kundërshtarin nga afër kemi besim edhe tek forcat tona, tek performanca  e grupit dhe sigurisht në ndeshjen e parë performanca e njërit nuk është 100%. Por ka shumë faktorë që nuk duam të analizojmë, duke pasur parasysh që ndeshjen e dytë e përgatitim me qetësi, mendoj se performanca e ndeshjes së kthimit do të jetë shumë më e mirë se e ndeshjes së kaluar.

Unë jam pjesëtari i ekipit dhe do të flas për anën teknikë dhe sportive. Por edhe anën financiare, kjo është evidente, klubi ka qenë mbështetës i skuadrës në ndeshje të tilla, dhe ato të rëndësishme edhe në kampionatin tonë. Mbështetjen dhe suportin financiar i klubit besoj se e kemi dhe presidenti e ka shprehur. Por unë jam pjesë e fushës, te objektivat sportivë dhe këtu do të përqendrohem.

Unë mendoj që në çdo fushë ku luajmë ne, çdo skuadër ka avantazhin e vet, edhe për shkak të përmasave. Pra skuadra kundërshtare luan në shtëpinë e vet me ato përmasa, që për mendimin tim për sa eksperiencë që kam në Europë, nuk kam parë një stadium të tillë me ato përmasa dhe me aq shumë njerëz rrotull që shkonin e vinin e që krijonte pështjellim. Dhe këtu ne, që jemi mësuar të luajmë te stadiumi ynë, fusha lojë, ndoshta është edhe disnivel i madh se ndoshta ai shtet me potencial ekonomik nuk ka një stadium si i yni. Si e shfrytëzuan ata faktorin shtëpi, duhet ta shfrytëzojmë edhe ne.

Shqetësimet pas ndeshjes janë të mëdha, ti mendon shumë gjëra. Dita e nesërme është ajo kur je lëmsh dhe ulesh e sheh ndeshjen dhe shqetësimet të ikin avash-avash. Ndodh sepse këto shqetësime i ndan me skuadrën dhe njerëzit kur fillojnë e shohin, reagojnë. Duhet të kuptosh çfarë ndodh që të reagosh. Ato shqetësime që ia kemi bërë të ditura para skuadrës, jemi të qartë e vetëdijshëm se çfarë kemi bërë mirë e çfarë keq. Si unë edhe gjithë stafi e skuadra.

Edhe pas ndeshjes e përmenda që Bielsa, një trajner i madh, nuk mund të japë një portret të qartë pas ndeshjes. Tani e kemi të qartë, është shumë e vërtetë që kemi luajtur ngadalë, por është më shumë e vërtetë që kemi lënë kundërshtarin pa presion që të luante më shpejt. Kur e lë të luajë, ti dukesh i avashtë, e kundërshtari i shpejtë. Tani kemi dy rrugë përpara. Ose duke e lënë që kundërshtari të duket i fortë si në ndeshjen atje, ose të jemi komplet skuadër tjetër e të bëjmë kundërshtarin që të duket i vogël.

Ana psikoligjike ndikon te lojtarët dhe personat që kanë ballë për ballë. Edhe mua më ka ndodhur që të kem përballë një person me eksperiencë të madhe dhe një fjalë e tij më ka ngelur në mendje dhe ndoshta e kujtoj edhe tani. Me ish-trajnerët e mi vazhdojmë e mbajmë kontakte, dhe fjalët sidomos të atij që ka kaluar eksperiencën, ndikojnë më shumë te ty.

Ne duhet të marrim ndeshjen me durim dhe qetësi se nuk mbaron për 90 minuta e ndoshta më shumë. Duhet të kemi durim, atë që përmenda sidomos se do të luajmë në shtëpinë tonë. Lojtarët duhet të shijojnë ambientin e kompeticionin, e ku ka më mirë se ta shijojnë duke vrapuar, luftuar, duke fituar duele e patjetër pastaj nëse i bën, kur del fitimtar është e rëndësishme të qeshësh pas ndeshjes. Por pas ndeshjes qesh duke qenë serioz para saj.

Në këtë klub ku jemi ne nuk ka nevojë për ftesë për tifozët se kanë qenë realisht të mrekullueshëm dhe gjithmonë prezent. Ky klub nuk mund të ekzistonte pa praninë e tyre, jam i sigurt që prania e tyre do të jenë nesër. Janë gjithmonë mbështetësit tonë. E them me bindje të plotë të që nuk ka nevojë për ftesë, na del për detyrë që të bëjmë maksimumin tonë për të bërë të lumtur ata”, tha ndër të tjera Shehi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Pas ndeshjes qesh kur je serioz para saj”, Shehi beson te kualifikimi: Të shfrytëzojmë faktorin shtëpi siç e bënë edhe ata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook