“A i ka referuar qeveria shqiptare 3 inceneratorët dhe Klodian Zoton në Prokurori për evazion fiskal?”, Kryemadhi-Ramës: Përgjigju publikisht nëse mundesh!

Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i është drejtuar sot me një pyetje kryeministrit Edi Rama për inceneratorët.

Kryemadhi pyet Ramën nëse 3 inceneratorët dhe Klodian Zoto janë referuar në prokurori për evazion fiskal.

“Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM:
A i ka referuar Qeveria Shqiptare 3 inceneratorët dhe Klodian Zoton në prokurori për evazion fiskal?
E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM.
Përgjigju publikisht nëse mundesh…meqenëse lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë”, shkruan Kryemadhi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×