Krujë/ Grabiti hotele e lokale dhe u arratis me biçikletë, arrestohet i riu nga Polonia

Zbardhen tre raste vjedhjeje të ndodhura gjatë javës së fundit në qytetin e Krujës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Çiklisti”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, një shtetas polak me banim në Angli.

Në pranga ra shtetasi T. F., 27 vjeç. Nga veprimet e para hetimore doli se 27-vjeçari lëvizte me biçikletë nëpër qytet dhe dyshohet se ka kryer vjedhje në hotele dhe ambiente lokalesh, nga ku ka marrë shuma parash, një aparat celular dhe sende të tjera me vlerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale aparatin celular të vjedhur, një sasi parash, si dhe biçikletën e përdorur gjatë kryerjes së veprave kriminale.

Strukturat e policisë po punojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve nga ky shtetas, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×