Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i është drejtuar sot me një pyetje kryeministrit Edi Rama për inceneratorët.
Kryemadhi pyet Ramën nëse 3 inceneratorët dhe Klodian Zoto janë referuar në prokurori për evazion fiskal.
“Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM:
A i ka referuar Qeveria Shqiptare 3 inceneratorët dhe Klodian Zoton në prokurori për evazion fiskal?
E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM.
Përgjigju publikisht nëse mundesh…meqenëse lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë”, shkruan Kryemadhi.