Bylis me synime të qarta, arrin akordin me ish-lojtarin e Tiranës dhe Dinamos

Bylisi ka bërë lëvizje, edhe pse të heshtura dhe pa shumë bujë.

marin abazaj

Në Ballsh u afruan sulmuesit Lusi Kaçorri e Arbër Pengu, të cilët do të jenë zyrtarisht pjesë e Bylisit.

Nga huazimi janë kthyer mesfushori Klaus Alinani, që luajti në Sarandë në pjesën e dytë të sezonit, dhe Renato Spahiu, që u aktivizua me Tomorin.

Nga grupi i vjetshëm ka rinovuar për tri sezone braziliani Lorran.

AFRIMET – Gjithashtu, “Panorama Sport” ka mësuar se ballshiotët  kanë gjetur akordin me Marin Abazajn, që ka qenë pjesë e skuadrës së Pogradecit dhe më parë ka luajtur edhe me Dinamon e Tiranën.

Nga ana tjetër, në Ballsh pritet që sot të mbërrijnë edhe tre lojtarë nga Nigeria.

Bëhet fjalë për një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

Largimet e zyrtarizuar deri më tani janë Carkanji dhe dy brazilianët, Biringueta dhe Ananias. Lëvizje të tjera në dalje janë huazimet e Shkrelit dhe Barbozës tek Oriku.

Gjithashtu, në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera huazime, duke qenë se ballshiotët kanë një numër të madh lojtarësh, vendës dhe të huaj.

Aktualisht janë disa lojtarë, si Samba në mbrojtje, Lorran e Abubakar Kamara në mesfushë, si dhe Babakar Fall e Antoni në sulm.

MIQËSORJA – Sot në Ballsh, në orën 18:00, luhet sfida miqësore me Dinamon, e dyta miqësore për ballshiotët në këtë fazë përgatitore verore.

Në këtë miqësore pritet që të testohen edhe lojtarët të cilët janë kontigjent, por edhe ndonjë prurje e re, pasi me grupin e Beqirit shihen edhe disa lojtarë që vijnë nga moshat dhe Kategoria e Parë.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×