Protesta e pedagogëve, qeveria miraton vendimin: Rritje pagash deri në 15 %. 7% e mbulon shteti, pjesa tjetër…

Kushiii

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një komunikim për mediat për me dije se sot në Këshillin e Ministrave u mor një vendim i rëndësishme lidhur me pagat e pedagogëve. Gjithashtu theksoi se pagat e pedagogëve rriten deri në 15%, ku 7 % do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Ministrja Kushi: Sot në Këshillin e Ministrave morën vendim të rëndësishëm që lidhet me pagat e pedagogëve. Është vendim që po punojmë prej disa kohësh. Pagat e pedagogë e të rriten deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga universitetet. Për kërkimin shkencor mbështetja jonë do të vazhdojë dhe po diskutojmë për buxhetin e vitit 2023. Mbështetja do jetë edhe më e madhe.

Duhet të kuptojmë se pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë, por kanë edhe shumë mundësi të tjera, pra edhe nga programe të kërkimit shkencor të BE. Ne në muajin maj kemi miratuar marrëveshje 7 vjeçare.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×