Ndeshja mes Tiranës dhe Zrinjskit në Ligën e Konferencës u mbyll pa probleme në stadiumin “Air Albania” por me shumë të tilla jashtë tij pas përfundimit të sfidës. Tifozeritë e sy skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas ka pasur edhe konfrontim me forcat e rendit.

Situata ka ndodhur në daljen e tifozëve boshnjakë të cilët janë përplasur me disa mbështetës të Tiranës. Më pas ata janë përballur edhe policinë e cila ndërhyri në ato momente, me pasojë plagosjen e një efektivi të forcave të rendit.

Ndërhyrja e forcave të rendit qetësoi situatën ndërsa u shoqëruan për në komisariat disa tifozë boshnjakë të cilët ishin protagonistë në momentin e përplasjes.
Arena e Lajmit
Loading…
and then