Nuk ka më asnjë dyshim, Paulo Dibala do të vijojë zyrtarisht karrierën e tij te Roma!

Pasi e mbylli me Juventusin pas 7 vitesh, sulmuesi argjentinas është prezantuar te verdhekuqtë në mënyrë unike dhe për tu duartrokitur.
Gjatë një videoje të publikuar në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Twitter” në pamjet e prezantimit të Dibalës është ekrani i ndarë përgjysmë ku shihet në pamje personat të cilët kanë të rezultuar të humbur me të dhënat e tyre personale.
Një nismë që bëhet prej vitesh nga klubi nga kryeqyteti italian.
28-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Romë për të paktën deri më 30 qershor 2025.
Ish-sulmuesi i Juventusit me verdhekuqtë do të përfitojë 7 milionë euro në sezon dhe gjithashtu do të mbajë veshur fanellën me numër 21.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventusit në Serinë A, Paulo Dibala u aktivizua gjithsej në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste.
🆕 𝗪𝗘𝗟𝗖𝗢𝗠𝗘 | Paulo Dybala 🐺🇦🇷
The club is delighted to confirm the signing of the world-renowned forward!
We also hope this video can help continue to raise awareness in the search for missing children all around the globe. 🙏
#ASRoma | @ICMEC_official pic.twitter.com/eb0TXYXamk— AS Roma English (@ASRomaEN) July 20, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…
and then