Esat Mala u nda me Giresunsporin në këtë verë dhe është prej kohësh në kërkim të një skuadre.

Rikthimi te Partizani duket se është skenari më i pëlqyer nga pala e lojtarit.
Burime për gazetën raportojnë se ai ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në klubin e kuq.
Te Partizani janë skeptikë për ta rikthyer dardanin dhe pas kësaj lëvizjeje të mesfushorit kanë zgjedhur të heshtin për momentin.
Merkatoja ka ende kohë dhe një rikthim i Malës është gjithnjë opsion.
DENIS LALA – Arena e Lajmit
and then