
Deputeti Partisë Demokratike Luçiano Boçi i ka quajtur Inceneratorët si krimin ëm të madh të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Boçi u shpreh se inceneratorët edhe pse nuk dogjën asnjë ditë mbetje, do sjellin pasoja për kryeministrin.
Postimi i plotë:
Fjalët nuk e mbulojnë dot malin e plehrave për turpin tënd
Nuk pse çuditesh fare kur të them se sot erdhe në vendin e krimit.
Inceneratorët janë krimi yt më i madh! Inceneratorët janë vjedhja më e paskrupullt që një kryeministër i ka bërë vendit të tij!
Dhe ndërsa t’i krenohesh me krimin tënd dhe të ministrave të tu, inceneratori për të cilin i morë qytetarëve shqiptarë 24 milionë euro vijon të jetë në remont fiktiv dhe në sekuestro nga SPAK si vend krimi.
Ta kam thënë edhe më parë, inceneratori edhe pse nuk ia doli të djegë asnjë ditë mbetje, do të të përpijë ty dhe korrupsionit tënd qeveritar
Arena e Lajmit
and then