
Mbrëmjen e sotme po mbahet një protestë për Lear Kurtin, i riu i cili humbi jetën ndërsa ishte i shoqëruar nga policia.
Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ndërsa thirrjet për protestë janë bërë edhe në rrjetet sociale.
Një nga qytetarët, i cili mbante një pankartë ku lexohej “Kë thërret kur policia vret”, ka deklaruar se ky është një rast i përsëritur.
“Janë kaq shumë problemet për të cilat duhet të protestojmë sa…
Nisur nga rritja e çmimeve e deri kur vret. Kujt do ti kërkojmë ndihmë. E vetmja rrugë është largimi i kësaj qeverie. Besimi është zero. Nuk është rast i parë është rast i përsëritur. veçse vrasin edhe poshtërojnë viktimën çnuk thonë për të”, tha qytetari.
and then