Tre gola radhazi, cili është sulmuesi shqiptar që po shkëlqen në kampionatin zviceran

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Shkëlqim Vladi, është duke kaluar një moment të shkëlqyer në Ligën e Dytë zviceriane, me fanellën e Araut. Në 3 ndeshjet e para të kampionatit 21-vjeçari ka arritur të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një protagonist absolute te skuadra ku aktivizohen një numër i konsiderueshëm futbollistësh shqiptarë.

Vladi

Vladi gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e sotëm ndaj Lausanës, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-2. Bomberi shqiptar, shënoi në minutën e 88-të nga pika e bardhë e penalltisë. Në të kaluarën 21-vjeçari, përveç Araut, është aktivizuar edhe me Yverdon. Sezonin e shkuar me Araun, shqiptari gjeti 4 herë rrugën e rrjetës në 10 ndeshje.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×