VIDEO/ Mbyllja e kopshtit turk, avokati: Kërkuam anulim të vendimit dhe përjashtimin e gjyqtares! Prindërit: Fëmijët të vendosen ku kanë qenë, të mos i shkaktojmë më trauma

Avokati I Kopshtit Te Mbyllur

Është shtyrë për në datën 9 nëntor seanca për mbylljen e kopshtit turk ‘Zybejde Hanem’.

Në një komunikim për mediat, avokati u shpreh se kanë kërkuar anulim të vendimit për mbylljen e kopshtit si edhe për përjashtimit e gjyqtares.

Gjithashtu theksoi se edhe vetë gjyqtarja ka kërkuar të heqë dorë nga çështja.

“Sot ishte caktuar seanca për shqyrtimin e kërkesës tonë, duke qenë se e njëjta kërkesë ishte paraqitur me parë , edhe sot ishte po e njëjta gjyqtare që ka referuar kërkesën, kërkuam që kjo gjyqtare të përjashtohet dhe të zgjidhet një tjetër. Të caktohet me short gjyqtari do të shqyrtojë kërkesën tonë. Sot është dita e  13 dhe jemi ende pa një vendim nga kjo gjykatë”, tha avokati.

“Fëmijët të vendosen aty ku kanë qenë dhe të mos i shkaktojmë më trauma të tjera. Ne jemi përpjekur ti mbrojmë nga dëmi i mundshëm psikologji, por ata nuk e kuptojnë dot përse është mbyllur dhe kemi të njëjtin refren të përditshëm, ‘përse nuk na çon në kopsht?”., tha njëri nga prindërit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×