Lëvizje në kampin e Bajernit/ Një prej titullarëve e pret stoli, rikthimi i gjermanit lumturon Nagelsmanin

Më në fund ai është kthyer!Përpara nisjes së skuadrës drejt SHBAsë, ky lajm tronditi të gjithë tifozët e Bajernit: Leon Gorecka nuk mund të vijë, bëri një operacion në gju dhe do të jetë jashtë për disa javë,por tani gjërat janë në rregull për mesfushorin e kombëtares: 27-vjeçari vrapoi për herë të parë në fushën e “Säbener Straße” mëngjesin e së mërkurës për 25 minuta, ndërsa kolegët e tij stërviteshin.

goretska

Në shtator ai pritet të rikthehet sërish në dispozicion të trajnerit Nagelsman ndërsa drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, tha se ai nuk duhet të shqetësohet për vendin e tij në ekip pavarësisht përfaqësimit të mirë të Zabicerit dhe Gravenbershit deri tani. “Leon tani ka kohë, ekipi punon. Ai vetëm duhet të fitojë formën dhe ne e dimë qëështë një pjesë e rëndësishme e skuadrës tonë”.

sane

SANE, NË TELASHE

Në dy ndeshjet e para të sezonit, kundër Lajpcigut dhe Frankfurtit, Leroi Sane ishte vetëm në stol. 26- vjeçari shënoi një gol në Superkupë dhe dha një asist në Bundesligë, por “Bild” raporton se trajneri Julian Nagelsman aktualisht nuk ka vend për sulmuesin në ekipin e parë. Ai në fakt pritet të ketë minuta edhe kundër Volfsburgut të dielën, sepse kjo është ndeshja e fundit e skuadrës pa Kingsli Komanin e pezulluar. Pas Volfsburgut, sulmuesi francez është favorit për të qenë titullar përpara Sanesë.

Problemi është se të gjithë yjet e sulmit kanë bindur në formacionin e Bajernit. Mane shënoi, Musiala shkëlqeu në pozicionin e Sanesë. Myler si lider i sulmit është gjithnjë në skuadër normalisht. Ndërsa Gnabri bëri gjithashtu një punë të shkëlqyer. A kërcënohet Sane po të mungojë në formacionin titullar për të tretën ndeshje radhazi? Në stërvitjen e së mërkurës nuk kishte asnjë shenjë të një rikthimi të tij në 11-shen fillestare: Nagelsmani i la lojtarët e mëparshëm të 11-ës startues të luanin përpara mbrojtjes gjatë gjithë ndeshjes stërvitore dhe Sane ishte në formacionin e dytë. Drejtori sportiv Hasan Salihamixhiçu shpreh kështu për konkurrencën e fortë në skuadër: “Trajneri ka shumë opsione. Sigurisht, kjo do të jetë gjithashtu shumë emocionuese për të gjithë ne të shohim se si e menaxhojmë atë”.

Arena e Lajmit


Lëvizje në kampin e Bajernit/ Një prej titullarëve e pret stoli, rikthimi i gjermanit lumturon Nagelsmanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook