Bajer Leverkusen nuk ka siguruar pikë as në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit gjerman të futbollit. Skuadra e drejtuar nga Gerardo Seoane është mundur sot në shtëpi dhe mbetet e fundit në renditje në kuotën e 0 pikëve.

Ajo u mposht nga Augsburgu, i cili shënoi me Jensen dhe Hahn në secilën pjesë loje, ndërsa barazimi i përkohshëm i Aranguiz në fundin e pjesës së parë shërbeu vetëm për statistikë.
Edhe Eintraht Frankfurt ka gabuar në kampionat, me sa duket duke ndjerë lodhjen e SuperKupës së Europës ndaj Realit, pasi u ndal në barazim 1-1 ndaj Herta Berlin.
Timo Verner e festoi me gol kthimin te Lajpcigu duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 36, por në fund skuadra e tij barazoi me rezultatin 2-2 sfidën ndaj Këlnit.
REZULTATET
Bajer Leverkusen-Augsburg 1-2
Herta Berlin-Eintraht Frankfurt 1-1
Hofenhajm-Bohum 3-2
Verder Bremen-Shtutgart 2-2
Lajpcig-Këln 2-2
Arena e Lajmit
and then