
Banorët e Bërxullës protestojnë sot para Kryeministrisë, ndërsa kundërshtojnë projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.
Ata njëzëri me tonë të forta janë shprehur kundër shembjes së banesave të tyre. Sipas tyre bëhet fjalë për 50 banesa që preken nga ky projekt si dhe 30 hektarë tokë. Po ashtu ata pohojnë se nëse ndodh të rimbursohen, duhet të bëhet sipas ligjit.
“S’po na zë gjumi, dalim e punojmë për të jetuar. Do i qëndrojmë dhe do mbrojmë poronën tonë deri në minutën e ffundit. Nuk jemi kundër projektit, por jo këto shpronësime. S’kam ardhur të shaj Ramën, por dua t’i jap dhe dorën për një vepër të mirë qe bëri në Bërxullë, pasi e bëri të re, edhe pse s’ka ndriçim. Eja në Bërxullë! Kanë nisur në Fushë-Prezë punimet. Në Bërxullë nuk është lejuar. Me më dhënë miliona, nuk e jap atë shtëpi. Të jap dorën Edi Rama, por jo me prurë fadroma. S’duam të zaptohet toka.”, tha një prej protestuesve.
Arena e Lajmit
and then