EMRI/ Pezullohet nga detyra dhe nis hetimi disiplinor ndaj policit të patrullës në Lushnje, ja për çfarë akuzohet

Policia 20

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar nga detyra inspektorin me inicialet Islam Çela me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Ky vendim ka ardhur pasi punonjësi i policisë ka konstatuar një drejtues mjeti që përdorte telefonin gjatë udhëtimi dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, por nuk ka marrë masë administrative ndaj tij.

“Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×