“Klientët e qeverisë amnistohen për kulla pa leje”, Tedi Blushi për dënimin e Mimoza Ahmetit: Zelli i drejtësisë së “Rilindjes” godet intelektualët, por jo oligarkët

Tedi Blushi 1

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me dënimin e poetes Mimoza Ahmeti për ndërtim pa leje, pasi rikonstruktoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti.

Gjithashtu ai shprehet se regjimi shtypës do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të qytetarëve të lirë.

Postimi i plotë:

Dënimi i poetes së mirënjohur Mimoza Ahmeti për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, kur klientët e Qeverisë amnistohen për kate, pallate dhe kulla pa leje është krimi i radhës i shëmtuar i shtetit me dy standarde të Edi Ramës.

Zelli i drejtësisë së “Rilindjes” për të goditur pa mëshirë intelektualët e më të dobëtit, por jo oligarkët dhe krimin që pastrojnë paratë me monstrat e betonit është në fakt modeli qeverisës shtypës që ka instaluar Edi Rama!

Mesazhi i qindra mijëra shqiptarëve në 12 Nëntor ishte i qartë: Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të qytetarëve të lirë! Triumfi është i sigurtë!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×