“Na shitën tek koncensionari”, banorët protestë poshtë zyrës së Ramës: Si u ndryshua projekti Thumanë-Kashar, kërceu ylberin dhe doli…

Protesta665656

Banorët e Bërxullës, kanë zhvilluar një protestë përballë Kryeministrisë duke kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Ata shprehet se projekti është i manipuluar,. Kryeplaku i fshatit gjithashtu ka thënë se projekti është manipuluar.

“Nuk ka asnjë leje ndërtimi të dhënë për këtë segment rruge, këtë përgjigje na kanë dhënë. Ndërsa Bashkia e Vorës na thotë kërkesën ia kemi dorëzuar institucioneve përkatëse, por se kush janë këto institucione nuk e morëm vesh. Unë që jam kryeplak fshati nuk kam asnjë dijeni edhe pse kemi dëgjuar në zonë para 5 vitesh që do zhvillohet një rrugë në këtë segment. Por para 4 vitesh kam kërkuar projekt rruge, por më është thënë që nuk ka projekt sepse ata i ndërrojnë projektet si duan.

Bashkia nuk ka asnjë fuqie për ta ndaluar firmën. Projekti i parë , nuk preket banesa, sot ky projekt kërceu ylberin dhe doli këtu. Ta gjejnë ata si e kërcu….Është bërë me një qark të shkurtër. Duke filluar nga njësuar vendore e bashkia… Sot aktualisht preken 20 banesa…Në fshatin tonë shkojnë edhe 70 banesa që preken. Si i bëri këto devijimi shteti… E çoi dhe e përplasi tek fshatarët pa i vënë në dijeni…Ne na kanë shitur tek koncensionari duke manipuluar dhe duke gjetur hallexhiut e shkretë dhe duke i bërë kontrata abuzive i çojnë në noter natën në shtëpi”,  tha kryeplaku.

Arena e Lajmit

“Na shitën tek koncensionari”, banorët protestë poshtë zyrës së Ramës: Si u ndryshua projekti Thumanë-Kashar, kërceu ylberin dhe doli…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook