
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për Portin e Durrësit. Rama nuk i ka kursyer akuzat për kritikat, duke theksuar se numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin janë pasqyrë e ligësisë.
“Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!”, shkruan Rama në Twitter.
***
Reagimi më herët për Portin e Durrësit:
Duke iu përgjigjur kritikave lidhur me marrëveshjen për Portin Rama thekson se me këtë investim Durrësi do të transformohet ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, ndërsa thekson: “O me Durrësin në majë o me ata në plehra.
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!”, shkruan ai.
Arena e Lajmit
and then