Ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten dhe të vëllain, 80-vjeçari dërgohet për kontroll te mjeku psikiatër

4dab6940 911c 4d72 8cc9 1d2252078a98

Xhevit Sinani, autori i vrasjes së vëllait dhe bashkëshortes së tij është dërguar për kontroll te mjeku psikiatër.

Kujtojmë që pak ditë më parë ai ekzekutoi me sëpatë të vëllain dhe të shoqen, por arsyet janë ende të paqarta.

Në përfundim të seancave të kontrollit të shëndetit mendor të tij autoritetet do vendosin për dërgimin e tij ose jo për në spitalin e burgut në Tiranë, pasi në Paraburgimin e Bradasheshit nuk ka një pavion të dedikuar për këtë kategori.

Njoftimi:

80- vjecari Xhevit Sinani nga fshati Tërvol i Gramshit i cili vrau pak ditë më parë për arsye ende të paqarta bashkëshorten e tij dhe vëllain është dërguar këtë të Premte për vizitë mjekësore  te mjeku psikiatēr. Manifestimi i problemeve të shēndetit mendor dhe kērkesa e bërë nga Prokuroria ka bërë që nga Paraburgimi i Bradasheshit ,Xhavit Sinani  ti nënshtrohet  kontrollit të imtēsishēm të gjendjes së shëndetit mendor te Psikiatri , ndërsa  ndaj tij Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg”.Kontrolle të tilla ndaj tij do të jenë të shpeshta  deri sa të nxirret nje konkluzion i qartë i gjendjes së shëndetit mendor të 80 vjeçarit që kreu vrasjen e gruas sē tij dhe  vëllait më të vogël

se ai.Në pērfundim të seancave të kontrollit të shëndetit mendor të tij autoritetet do vendosin për dërgimin e tij ose jo për në spitalin e burgut në Tiranë, pasi në Paraburgimin e Bradasheshit nuk ka një pavion  të dedikuar për këtë kategori .80 vjeçari Sinani  pasditen e  27 Janarit 2023 në fshatin Tërvol Gramsh  u mori jetën gruas dhe vëllait të tij duke i masakruar  me sëpatë gruan dhe vëllain e tij.

Arena e Lajmit

Ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten dhe të vëllain, 80-vjeçari dërgohet për kontroll te mjeku psikiatër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook