Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. Në një status në Facebook, ai shkruan se ka ardhur koha që të largohet njëherë e mirë banda e Rilindjes. Më tej shprehet se qeveria Rama në qeverisjen e saj ka prodhuar vetëm korrupsion, varfëri dhe mungesë shprese.
Statusi:
Është koha që shqiptarët të ngrihen për të mbrojtur vendin e tyre, familjen dhe të ardhmen e tyre, për të larguar njëherë e mirë Bandën e “Rilindjes” së shtetkapjes, që prodhoi vetëm korrupsion, varfëri, mjerim dhe mungesë shprese.