Milani dhe mbrojtësi Pier Kalulu janë shumë pranë arritjes së akordit për rinovimin e kontratës së tij me kuqezinjtë.
Paraqitjet fantastike të francezit, i cili luajti dhe si titullar përkrah Tomorit në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Udinezes kanë bindur drejtuesit e klubit ti ofrojnë një kontratë të re 5-vjeçare me një pagë të përmirësuar.
22-vjeçari duket se do të vazhdojë kështu aventurën te Milani, ku pritet të jetë një garanci për mbrojtjen dhe në vitet e ardhshme.
Arena e Lajmit
