“Një qeveri nuk duhet të kalojë më shumë se dy mandate”, kryebashkiaku i Gostivarit në “Kjo Javë”: Opozita është mirë të vijë në pushtet

888787845

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 nga gazetarja Nisida Tufa, i ftuar ishte Arben Taravari, kreu i bashkisë së Gostivarit si dhe  kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se në këto momente është e tensionuar.

Ai foli më tej duke thënë se ata kanë arritur që të të marrin 8 deputetë. Duke folur për situatën politike në Shqipëri, ai tha se një qeveri nuk duhet të kalojë më shumë se dy mandate qeverisëse.

“Në opozitë partitë shohin edhe gabimet që kanë pasur. Në Shqipëri është mirë që opozita të vijë në pushtet”, ndërsa shtoi se PD ka nevojë për një lider të gjeneratave të reja.

Ndërkohë sa i takon procesit të integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ai tha se mendon se vendi jonë do të avancojë dhe do të shkojë drejt anëtarësimit.

“Maqedonia dhe Shqipëria disa vite kanë shkuar paralelisht në shumë procese, përjashto NATO, e në bazë të ligjeve mendo se Maqedonia është një hap para, por në periudhën e fundit për shkak të Bullgarisë kishte telashe. Mendoj se Shqipëria do të shkëputet dhe do të ecë para, ndërsa Maqedonia jo. Kisha dashur që në 2023 të kishin ndodhur ndryshimet kushtetuese dhe edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ecnin para”, u shpreh ai.

 

 

“Një qeveri nuk duhet të kalojë më shumë se dy mandate”, kryebashkiaku i Gostivarit në “Kjo Javë”: Opozita është mirë të vijë në pushtet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook