“Rendi ndërkombëtar është sfiduar”, ish-ministri Bushati në podcast-in e ri: Lufta në Ukrainë ka prodhuar realitet të ri gjeopolitik

Bushati

Ish-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka publikuar podcast-in e radhës në të cilin analizon efektet e luftës që vijon prej 9 muajsh, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Në këtë podcast ai flet për realitetin e ri gjeopolitik për peizazhin e ndryshuar të sigurisë dhe pasojat e kësaj lufte për rajonin tonë.

Sipas Bushatit, rendi ndërkombëtar është sfiduar ndërkohë që, “Ukrainasit po tregojnë se është e mundur të jesh patriot dhe të besosh në një shoqëri të hapur e demokratike”.

Kjo luftë, thotë ai, ka prodhuar edhe një realitet të ri gjeopolitik, “Rusia është pothuajse e izoluar diplomatikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht nga bota e zhvilluar. Kjo është hera e parë që i ndodh një ekonomie të pasluftës, pjesë e G-20”.

Sipas Bushatit, në raport me NATO-n, Rusia ndjehet e befasuar, pasi prej kohësh përpiqej t’i vendoste shtetet e Aleancës kundër njeri-tjetrit duke rrëmuar në diferencat mes tyre. Në të njëjtën kohë, edhe BE-ja i dha fund një strategjie të zbatuar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, sipas të cilës “paqja mund të vij përmes ekonomisë, dhe veçanërisht përmes tregtisë së energjisë”.

Duke analizuar luftën dhe efektin e saj në rajonin tonë, Bushati thotë se “Lufta në Ukrainë ka pasoja të rëndësishme që mund të ndikojnë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook