As shitja e Depait nuk mjafton për federimin e Kundesë/ Ja situata te Barcelona

Zhyl Kunde është për momentin një nga shqetësimet e mëdha të Barcelonës. Klubi katalanas shpenzoi miliona për afrimin e tij nga Sevilja pak javë më parë. Por nga 6 afrimet e bëra nga Barcelona në merkaton e verës, vetëm mbrojtësi francez nuk ka mundur të federohet.

barselona-ne-smogla-zayavit-kunde-zhyul-propustit-match-s-rajo-valekano_1660414706872032005

Kjo pasi Barcelona duhet të ulë shpenzimet e saj në mënyrë që të regjistrojë Kundenë. E sigurt është se Kunde nuk do të jetë në fushë as në takimin e së dielës në La Liga kundër Sociedadit dhe do të presë takimin e 29 gushtit të ardhshëm për të zbritur në fushë, natyrisht nëse klubi do të ketë bërë detyrat e tij.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga mediat spanjolle, as shitja e mundshme e Memfis Depait te Juventusi nuk do të mjaftonte për federimin e Kundesë. Kjo do të thotë se te Barcelona duhet të shesin edhe ndonjë lojtar tjetër në mënyrë që të federojnë mbrojtësin 23-vjeçar. Pas Depait, Barcelona po lëviz në merkato, teksa klubi po punon edhe për shitjen e lojtarëve të tjerë të padëshiruar si Dest, Brethuejt e Umtiti.

Arena e Lajmit


As shitja e Depait nuk mjafton për federimin e Kundesë/ Ja situata te Barcelona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook