VIDEO/ Haland thyen rekordin në Premier Ligë, por Sitin e Guardiolës e ndal Stiven Xherrard

Mançester Siti hodhi një hap fals përballë Aston Vilës në transfertë, duke u ndalur në një barazim 1-1.

haland

Skuadra e drejtuar nga Stiven Xherrard arriti të reagonte në një mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur barazimin me Beilin, që ju përgjigj golit të Haland në minutën e 50’.

Ky i fundit nuk njeh limite në Premier Ligë. Me 10 gola në gjashtë ndeshjet e para, ai bëhet lojtari që e ka arritur më shpejtë këtë shifër në elitën e futbollit anglez, duke vendosur një rekord të ri në vetëm një muaj.

Siç bënë me dije faqja e statistikave, ‘OptaJoe”, 10 gola në gjashtë ndeshjet e para gjithashtu i ka arritur dhe Mik Kuin në vitin 1992, por ai e ka arritur këtë kur ka debutuar në dhjetor, ndryshe nga Haland i cili e ka arritur që në ditët e para të shtatorit.

 

REZULTATI:

ASTON VILA 1-1 MANÇESTER SITI

Beili 74’ / Haland 50’

RENDITJA:

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×