Ros Barklej është zyrtarisht futbollisti më i ri i Nisës.
Mesfushori anglez, të cilit Çelsi i ndërpreu kontratën, ka zgjedhur një aventurë të re në Francë, me skuadrën e drejtuar nga Lusian Vavre dhe ndihmësi i tij, Arjan Peço, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare.
Ai do të jetë një element i ri i shtuar te Nisa, e cila po mundohet të krijojë një skuadër të fortë për të arritur Ligën e Kampionëve, por rezultatet duken se nuk janë në favor të saj.
Arena e Lajmit
