Plas grushti në negociata, presidenti i klubit të Balliut rreh menaxherin e sulmuesit të Spanjës

Një negociatë transferimi të sulmuesit të përfaqësueses së Spanjës, Raul De Tomas, ka përfunduar në një sherr banal ku është dashur ndërhyrja e policisë si dhe me dy kallëzime penale. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në ambientet e klubit të Rajo Vajekanos, ku presidenti Raul Martin Presa, po negocionte me përfaqësuesit e Raul De Tomas.

IBLJXZV7QNKK3JUAMTHSP7S5T4

Raul Martin Presa

Rajo kishte tentuar të blinte De Tomas gjatë merkatos së verës nga Espanjoli por marrëveshja nuk u finalizua në kohë në ditën e fundit dhe ai qëndroi te katalanasit. Ndaj të enjten, presidenti i klubit ku luan Ivan Balliu,  kishte ftuar përfaqësuesit e lojtarit që ta takonin dhe të diskutonin mundësinë e transferimit në janar, meqë Espanjol ishte dakord.

Por mësohet se situata ka përfunduar me debate të ashpra dhe më pas ka plasur grushti mes Martin Presa dhe përfaqësuesit ligjor të De Tomas. Të pranishmit në mbledhje kanë lajmëruar policinë dhe kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje dhe i ka dhënë fund përplasjes.

Përfaqësuesi i sulmuesit të Spanjës ka bërë menjëherë kallzim penal, duke hapur çështje gjyqësore ndaj presidentit të Rajo Vajekano, pasi ka shenja të dukshme të dhunës së ushtruar ndaj tij, të mbështetura nga nja raport mjeko-ligjor dhe dëshmitë e të pranishmëve. Por edhe presidenti i Rajos ka bërë kallëzim, duke akuzuar kundërshtarin e tij se e ka goditur me kokë në hundë, në një ngjarje të paprecedent që ka bërë bujë në mediat spanjolle.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×