“Flamuri i Saliut u përdor si bilbil”, Balla pas tensioneve në Kuvend: PS nesër i drejtohet Sekretariatit, të merren masat për deputetët që …

Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka zhvilluar një komunikim për mediat pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend.

Balla tha se sjellja e opozitës dhe tensionet e krijuara në Kuvend, janë për shkak të nisjes së hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin.

Por ai theksoi se PS nesër do t’i drejtohet sekretariatit për sjelljen e deputetëve, duke theksuar se ndaj deputetëve që bllokuan Kuvendin duhet të merren masa.

“Unë mendoj se çdo qytetar shqiptar e kupton skenarin. Ditën që dosja Gërdeci po përparon drejt një gjykimi të paanshëm për të siguruar që personat e përfshirë në këtë, kur u zbulua sesi jepeshin urdhrat në 21 janar, nuk ka qenë e papritur që të kishim një përshkallëzim të personit të akuzuar për këto dy ngjarje në raport me Kuvendin. Përpjekja e tyre për të penguar punimet e Kuvendit është e kotë. Megjithatë nuk mund ta lëmë kuvendin të jetë peng dhe të keqpërdoret nga Berisha. Është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë. Ne do t’i drejtohemi nesër sekretariatit që të merren masat”, tha Balla.

Arena e Lajmit

“Flamuri i Saliut u përdor si bilbil”, Balla pas tensioneve në Kuvend: PS nesër i drejtohet Sekretariatit, të merren masat për deputetët që …

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook