“Këtu ka pasur plumba, por kurrë nuk është ndalur fjala”, Noka: Po përdhunoni Parlamentin, jashtë ka njerëz të lirë. Nikolla: Boll me shpifje

Noka A1

Ndërsa jashtë Kuvendit zhvillohet protesta, në seancën plenare në Parlament nuk kanë munguar debatet dhe tensionet. Deputeti Flamur Noka ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Noka: Nga sot e në vazhdim ju mund të përdhunoni këtë parlament. Atje jashtë ka njerëz të lirë. Aty fjala ka peshë, ndërsa këtu vetëm një fjalë ka peshë, karton për të vjedhur. Këtë sallë po e shndërroni në një sallë skllevërish. Ju do të hyni në histori. Ka pasur edhe plumba në këtë parlament, por kurrë fjala nuk është ndaluar. Ka pasur zhvillimet të ndryshme, por kurrë opozitës nuk i është mbyllur goja. Kur kryeministri juaj nuk lë fjalë banale pa përdorur.

Nikolla: Nuk të lejoj të vijosh me shpifje të rënda. Unë interpretoj rregulloren e Kuvendit. Boll me shpifje. E keni kthyer Kuvendin në kafenenë e lagje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook