FORMULA 1/ Zhvillimi i motorit, FIA i dhuron asist Ferrarit dhe në Maranelo “fërkojnë duart”

Ferrari mund të vazhdojë të punojë për përmirësimin e motorit. Nuk është ndonjë surprizë, por është një element me rëndësi. Në fakt, klasifikimi i FIA-s përmes sistemit ADUO i jep skuadrës së Maranelos më shumë mundësi për të zhvilluar njësinë e fuqisë, si në aspektin financiar, ashtu edhe sa i përket orëve të punës në bankën e provave dhe numrit të përditësimeve të lejuara.

A janë këto lajme të mira? Këtë do ta kuptojmë vetëm më vonë. Për momentin, Ferrari është përfshirë në kategorinë e prodhuesve të motorëve që kanë një deficit prej më shumë se 4% në ICE (Internal Combustion Engine – motori me djegie të brendshme), së bashku me Audin dhe Hondën. Për këtë kategori, rregullorja parashikon të paktën 4,65 milionë dollarë shtesë mbi kufirin normal të shpenzimeve për zhvillimin e njësisë së fuqisë, si dhe 110 orë shtesë përdorimi të bankës së provave. Ferrarit i lejohen gjithashtu dy homologime shtesë në vitin 2026 dhe dy të tjera në vitin 2027. Me pak fjalë, Ferrari, i drejtuar nga Fred Vasër, ka ende disa mundësi për të ndërhyrë dhe duhet të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë sa më mirë, në mënyrë që të bëhet më konkurrues në Kampionatin Botëror.

NË PRAG TË MONZËS – Ferrari ka përdorur tashmë një nga homologimet shtesë me evolucionin e prezantuar në Çmimin e Madh të Austrisë. Një tjetër specifikë e re pritet pikërisht në Monza, me ndërhyrje në turbo, dhomën e djegies dhe karburantin, të zhvilluar në bashkëpunim me Shell. Megjithatë, nuk është e sigurt që Maranelo do të vendosë t’i përdorë këto përditësime pikërisht në Çmimin e Madh të Italisë. Vendimi do të merret gjatë këtyre orëve. Nëse Ferrari do të ketë në dispozicion dy homologime shtesë, situata është ndryshe për Mercedesin. Skuadra e Toto Volfit është pozicionuar në kategorinë me një diferencë prej 2 deri në 4%, ndaj i lejohet vetëm një përditësim shtesë për sezon, si dhe një buxhet shtesë prej 3 milionë dollarësh. Red Bull, ndërkohë, nuk ka përfituar asnjë lehtësi. Kjo do të thotë se skuadra e Maks Vershtapenit përfaqëson aktualisht pikën e referimit për motorin me djegie të brendshme. Me pak fjalë, ata janë më të mirët në këtë aspekt. Renditja bazohet në periudhën e parë të vlerësimit të ADUO-s, e cila përfundoi pas Çmimit të Madh të Kanadasë. Pas kontrollit të dytë, të përfunduar pas Çmimit të Madh të Hungarisë, para pushimit veror, FIA publikoi raportin mbi rezultatet.

ÇFARË ËSHTË ADUO? – Vlen të kujtojmë se çfarë është ADUO. Akronimi vjen nga “Additional Development and Upgrade Opportunities”, që në shqip mund të përkthehet si “Mundësi Shtesë për Zhvillim dhe Përditësim”. Ky është mekanizmi i prezantuar nga FIA së bashku me rregulloret e reja të vitit 2026, me synimin për t’u dhënë prodhuesve që janë më larg pikës së referimit në aspektin e performancës mundësi më të mëdha për zhvillim dhe për të rikuperuar diferencën. Qëllimi është të shmanget një situatë ku, në fillim të një cikli teknik krejtësisht të ri, diferencat mes njësive të fuqisë bëhen shumë të mëdha dhe praktikisht të pamundura për t’u eliminuar. Në njëfarë mënyre, bëhet fjalë edhe për të garantuar spektaklin në pistë. Çfarë bën FIA? Federata analizon të dhënat e prodhuesve në periudha të ndryshme dhe u jep atyre lehtësi të ndryshme, në varësi të diferencës së performancës.

BOTËRORI 2026

RENDITJA

PILOTI                      PIKËT

1 Kimi Antoneli          242

2 Xhorxh Rasëll          183

3 Luis Hamilton          183

4 Lando Norris            159

5 Sharl Lëklerk           155

6 Maks Vershtapen      112

7 Oskar Piastri             104

8 Izak Hadxhar           68

9 Liam Louson            49

10 Pier Gasli   44

11 Arvid Lindblad       23

12 Franko Kolapinto   19

13 Oliver Berman       18

14 Gabriel Bortoleto   10

15 Niko Hylkenberg   6

16 Karlos Sainz           6

17 Aleksandër Albon  5

18 Esteban Okon        3

19 Fernando Alonso    3

20 Juki Cunoda           0

21 Lens Stroll  0

22 Valteri Botas          0

23 Serxho Perez          0

KONSTRUKTORËT

SKUDERIA               PIKËT

1 Mercedes                  425

2 Ferrari                       338

3 MekLaren                 263

4 Red Bull                   186

5 Racing Bulls 66

6 Alpine                       63

7 Haas             21

8 Audi             16

9 Uilliams                    11

10 Aston Martin          3

11 Kadillak      0

GARA NË MONZA

AXHENDA

E premte, 4 shtator

Provat e lira 1  12:30

Provat e lira 2  17:00

E shtunë, 5 shtator

Provat e lira 3  12:30

Kualifikueset   16:00

E diel, 6 shtator

Gara                 15:00



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×