Kaosi në Kuvend, PS vendos: Mocioni me debat për “McGonigal” në 2 mars. Braçe voton kundër

Parlament 1

Kërkesa e opozitës për mocion me debat, interpelancë urgjente me kryeministrin dhe pyetje-përgjigje për “çështjen”  McGonigal, do të mbahet me datë 2 mars, por e bashkuar në një seancë.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, tha se këto tre kërkesa janë bashkuar në një seancë, për shkak se kanë të bëjnë me të njërën çështje. Pasi e hodhi në votim, deputetët e PS votuan për miratimin e datës 2 mars, ndërsa kundër ishte vetëm deputeti socialist, Erion Braçe.

Ndërkohë opozita nuk e ka pritur mirë bashkimin në një seancë të tre kërkesave të tyre.

“Na lejoni të debatojmë për çështje që kemi bërë kërkesa. Meqë i keni mbledhur bashkë , grupojini në një seancë. Le të mblidhet Konferenca e Kryetarëve”, tha deputetja Tabaku.

” Kryetarja e Kuvendit ka vendosur bashkimin re kërkesës për interpelancë urgjente. Sapo votuam në mungesë të konsensusi të kryetarëve që kanë dijeni që në datën 7 shkurt dhe sot është data 16. Në kushtet kur kërkesa u ripërsërit kryetari i Kuvendit ka të drejtë të propozojë një datë. Në dy mars do të kenë të drejtë të flasin të gjithë”, iu përgjigj Felaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×