Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se Meta do të takohet me Berishën në zyrën e këtij të fundit.

Takimi në fjalë përkon me ditën e fundit të fushatë zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ndërkohë, sot politika është përfshirë në debate të mëdha për shkak të arrestimit të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Ky i fundit akuzohet për blerje votash.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit

Etiketa:

  • Berisha
  • Meta
  • takim