Pak dritë në fund të tunelit për Milanin, i shumëprituri Leao kthehet në stërvitje me ekipin

Java e Milanit nuk kishte si të ishte më e keqe. Fillimisht erdhi një humbje në euroderbin ndaj Interit në Ligën e Kampioneve. Pastaj erdhi edhe humbja në kampionat ndaj Specias, që e largon edhe më shumë nga gara për një vend në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

milan

Por duket se ka të paktën një lajm të mirë para startit të javës vendimtare për sezonin e kuqezinjve. Rafael Leao, sot është kthyer në stërvitje me grupin, portugezi ishe dëmtuar dhe mungoi në dy ndeshjet e mësipërme, duke peshuar ndjeshëm në lojën ofensive të ekipit që la shumë për të dëshiruar.

Mediat italiane raportojnë se Leao ka punuar normalisht me grupin në ushtrimet e skuadrës. Por si masë parandaluese, për të shmangur ndonjë situatë që në ditën e parë të kthimit në stërvitje, ai nuk mori pjesë në ndeshjen brenda grupit mes lojtarëve.

Arena e Lajmit

” “


Pak dritë në fund të tunelit për Milanin, i shumëprituri Leao kthehet në stërvitje me ekipin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook