Përndoqi 4 shtetase të mitura për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej tre muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin Elson Zaganjori, 35 vjeç, banues në Shkodër.
Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve.
Përndoqi për tre muaj katër nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër