“Ishte urdhër i Gledian Llatjas”, Flamur Noka e zbulon: Po hetohem nga SPAK sepse i kërkova operatorëve të qëndrojnë larg pajisjeve

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur për hetimin nga SPAK, pasi u paraqit pak ditë më parë për të dhënë deklarimet e tij.

Noka tha në emisionin “Log.” në Panorama TV se është vënën nën hetim pse i ka kërkuar operatorëve të qëndrojnë larg pajisjes së votimit elektronik. Sipas tij urdhrin për këtë hetim e ka dhënë kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja.

“Unë mora informacion që po votojmë operatorët dhe dola nëpër qendra. Sot jam nën hetim unë. Jam në hetim për krim zgjedhor pse dola nëpër qendra dhe i thashë këtyre operatorëve të qëndrojnë larg pajisjes dhe komisioni të monitorojë procesin.

Prokuroria e Edi Ramës në vend që të hetojë këta operatorët që po bënin batërdinë në Elbasan, me urdhër të Gledian Llatjes fillon hetimin për mua. E kupton sa qesharakë jemi”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×