Rama propozoi draft për Asociacionit, reagon Klevis Balliu: Trashëgimtar i linjës vëllazërorë me Serbinë në gjurmët e Enver Hoxhës. Është haptazi kundër Kosovës

Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama se ka propozuar një draft në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu u shpreh se një akt i tillë tregon se kreu i qeverisë është haptazi kundër Kosovës, ndërsa u shpreh se ai është trashëgimtar i linjës vëllazërorë me Serbinë në gjurmët e ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Ai është në sytë e gjithkujt në botë si një oficer i Vuçiçit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar”, u shpreh Balliu.

Postimi i plotë:

Rama, haptas kundër Kosovës.
Rama është analizuar prej kohësh si një trashgimtar i linjes vllazërore me Serbine në gjurmët e themeluestit te kësaj marrdhenie, Enver Hoxhes.
Sigurisht ata që duhet ta dinë se ku dhe kur daton kjo histori për Ramën, e dinë fare mirë, por sot me deklaratat në parlament ku ai e sulmoi ashpër rezistencën e Kosovës dhe të drejtën mitologjike të saj, Pavarsine, nuk ka më të verbër.
Ai është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×