Video seksuale e Safet Gjicit, reagon Gazment Bardhi: Skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit, akt i rëndë i cenimit të dinjitetit të çdo qytetari

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për videon seksuale të Safet Gjicit, kryetar i bashkisë Kukës, duke e qaujtur si ‘skandal i sotëm i Edi Ramës’.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e kryeministrit Edi Rama, nuk është asgjë e re, por videoja e publikuar është një cenim i dinjitetit.

Postimi plotë i Bardhit:

Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×