Momente paniku në qendër të Fierit, makina shpërthen në flakë sapo shoferi e ndez, detajet e para (Video)

Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në qendër të Fierit paraditen e sotme.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për se incidenti ka ndodhur pranë teatrit Bylis. Sapo drejtuesi ka ndezur mjetin, ai ka shpërthyer ne flakë, teksa ka mundur të dalë menjëherë prej tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në automjetet e parkuara pranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×