
Sipas ndjekësve që janë të vëmendshëm në rrjetet sociale, sulmuesi brazilian Vinicius Junior dyshohet se është në një lidhje me një yll të OnlyFans.
Futbollisti i Real Madrid po kalon ditët e fundit të pushimeve para se të mbërrijë në kampin stërvitor në Valdebebas për të nisur stërvitjen. Disa foto në një hotel luksoz në Sao Paulo kanë gjetur një rastësi kurioze me ato të publikuara nga një modele e OnlyFans.
Duket se ata qëndruan në të njëjtën dhomë. Bëhet fjalë për Key Alves, një ish-volejbolliste 23-vjeçare, e cila u tërhoq nga sporti disa muaj më parë për t’u fokusuar ekskluzivisht tek OnlyFans, një rrjet social ku u bë shumë shpejt yll.

Në fakt, influencuesi pranoi se shiti shumë foto falë kërkesës së madhe nga klientë të tij. Kay ka një motër binjake të quajtur Keyt. Të dyja kishin përfunduar në qendër të vëmendjes për një përpjekje të supozuar të Neymar për të flirtuar me të dyja. “Ai e kishte gabim për ne,” u përgjigjën Kay dhe Keyt, duke u bërë menjëherë virale.
()
and then