Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik në Greqi

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Nea Peramos të Kavallës.

Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç, të cilët, sipas raportimeve, ishin miq të afërt.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit. Sipas të dhënave paraprake, motori i drejtuar nga 34-vjeçari Ardit Elezi u përplas me një monopatinë elektrike, me të cilën udhëtonte Mariglen Nofulla.

Përplasja ishte e fortë dhe 34-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, 36-vjeçari Mariglen Nofulla u transportua në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës. Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×