“Pse nuk drejton Italinë?, presidenti i Brazilit “sulmon” Ancelottin: Nuk është për “Seleçaon”

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit nga 2024, por jo të gjithë me sa duket ishin pro kësaj zgjedhje të bërë nga Federata. Kundër teknikut italian ka dalë presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur ndryshe Lula:

“Ancelotti më pëlqen, por nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë, përse të mos zgjidhte problemet e Italisë, ata nuk morën as pjesë në Botërorin e fundit”, u shpreh Lula në një televizion lokal duke shtuar:

Carlo Ancelotti
Carlo Ancelotti

“Unë jam një tifoz i Diniz(trajneri që do të drejtojë përfaqësuesen deri në momentin që në stol do të ulet Ancelotti). Ai ka personalitet, kreativitet dhe është i aftë të komandojë dhomat e zhveshjes. Është shumë e lehtë të drejtosh një skuadër në Evropë, me 11 lojtarë të përzgjedhur. Do ishte e vështirë të vinte këtu e të drejtonte Corinthias. Dua të shoh Ancelottin nëse do të bënte mirë te Corinthians”, u shpreh presidenti i Brazilit.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×