
PSG është “tërbuar” në këto ditë të para të merkatos. Menjëherë sapo prezantuan trajnerin e ri Luis Enrique, klubi francez prezantoi dy blerjet e para, Milan Skriniar dhe Marco Asensio. PSG nuk ka ndërmend të ndalet këtu pasi së fundmi kanë shfaqur interesim edhe për Joao Felix. Sulmuesi portugez nuk dëshiron të rikthehet te Atletico Madrid, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Parisi është një opsion që Felix do ta pranonte me kënaqësi, por për të mundësuar një transferim të tillë, më parë duhet të largohet Neymar. Për momentin kjo lëvizje është pezull pasi prioritet ka zgjidhja e çështjes Mbappe.
()
and then