Zyrtare, kontratë afatgjatë, Arsenali rinovon me mbrojtësin

William Saliba do të qëndrojë te Arsenali. Klubi anglez dhe mbrojtësi francez kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin. Saliba ka nënshkruar një kontratë afatgjatë, pas një sezoni pozitiv në Londër.

“Sinqerisht vendimi ishte i lehtë sepse unë pata një sezon shumë të mirë në edicionin e kaluar, por fatkeqësisht nuk e përfundova atë siç duhet për shkak të lëndimit. Kështu që unë dua më shumë. Dua të luaj më shumë vite për këtë klub të mrekullueshëm. Nuk kam arritur ende asgjë, kështu që dua të fitoj gjithçka me këtë klub”- tha ai.

Më pas, Saliba tha: “Kisha besimin e trajnerit dhe të gjithë lojtarëve, kështu që ishte e lehtë për mua. Por po, është një përvojë e mirë sepse po të ishte e lehtë, ndoshta nuk do të isha i lumtur siç jam sot. Dy vitet e para ishin të vështira dhe tani jam i lumtur sepse kam punuar shumë dhe nuk jam dorëzuar” – Tha ai.

()

 

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×