Zjarr i madh në Babicë të Vlorës/ Digjen dhjetëra ullinj shekullorë, shpëton mrekullisht një banesë. Vatra nisi në varrezat e fshatit (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mesditën e kësaj të diele varrezat e fshatit Babicë. Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Gazetari Agron Brataj raporton se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren dhe kanë arritur të shmangin përhapjen e flakëve drejt banesës. Ndërkohë, vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit dhe neutralizimin e vatrave aktive.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Aktualisht, zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e tyre dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×