Probleme për Xavin, dëmtohet mbrojtësi i Barcelonës

Lajm i keq për Xavi në një moment shumë delikat për Barcelonën e tij. Skuadra Blaugrana rrezikon të humbasë Ronald Araujo. Mbrojtësi uruguaian kërkoi një zëvendësim gjatë pjesës së parë të ndeshjes ndaj Tottenham për shkak të një shqetësimi në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Lojtari u largua me duartrokitje dhe u zëvendësua nga kapiteni Sergi Roberto. Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një problem të vogël apo nëse bëhet fjalë për një dëmtim të vërtetë. Pak ditë para fillimit të kampionatit dhe me skuadrën e reduktuar për shkak të mos-regjistrimit të nënshkrimeve të reja, ky mund të jetë një hall i ri në te Barcelona.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×