Përfaqësuesja e Polonisë arrin në Shqipëri, zhgënjen menjëherë tifozët e vet

Kombëtarja e Polonisë ka udhëtuar sot drejt Tiranës, ku nesër do të ndeshet me Shqipërinë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024. Ata janë sistemuar në një nga hotelet e kryeqytetit, teksa do të zhvillojnë sot pasdite një stërvitje në “Air Albania”.

Disa tifozë polakë, të cilët kanë udhëtuar për të ndjekur sfidën, kishin mësuar se te cili hotel do të gjendej përfaqësuesja e tyre dhe kanë shkuar atje për të pritur ekipin. Ata kishin përgatitur parulla, flamuj apo fanella duke shpresuar që të bënin foto me idhujt e tyre apo të merrnin autografe.

Për të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer pasi lojtarët kanë kaluar para tyre pa u folur, pa u ndalur për të bashkëbiseduar me ta. Një situatë që i ka lënë të zhgënjyer mbështetësit e Polonisë, siç tregonte “Super Express”.

“Ne po shpresonim që ata do të vinin të na flisnin, pasi këtu ishim 3-4 vetë. Por duket se ka prioritete për ta. Sa keq! Do të jetë mirë vetëm nëse fitojnë”, tha një prej tyre për mediat polake që u mori intervista në momentin që po pritnin mbërritjen e ekipit. PanoramaSport

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×