“Fake News”, agjenti i sulmuesit Osimhen i përgjigjet thashethemeve të fundit

Në orët e fundit janë përhapur disa thashetheme sipas të cilave sulmuesi Victor Osimhen është gati të ndryshojë agjent, duke  lënë pa punë Roberto Calendan dhe duke preferuar një zgjidhje tjetër.

Gjithsesi, vetë agjenti i lojtarit të Napolit, Calenda përmes një postimi në Twitter, ka  reaguar menjëherë.

“Unë po mendoja konkretisht për t’iu përgjigjur këtij personi, por më pas lexova se ka muaj që shkruan lajme të rreme për Osimhen… Dikur kishte lajme të vërteta!” – Tha ai.

Kujtojmë që Osimhen nuk po kalon ditë të mira te Napoli. Nisja e dobët e sezonit, humbja e disa rasteve apo penalltisë ndaj Bolognas, ka shtuar pakënaqësinë te tifozët kampionë të Italisë.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×