Grabitet një biznes në “Myslym Shyr”, autori me kostum të kuq e kapele, i kërcënoi me armë

Një biznes në Tiranë, në rrugën “Myslum Shyri”, ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se një person, ende i paidentifikuar, është futur në ambientet e biznesit, dhe duke i kërcënuar me armë, ka marrë një shumë prej rreth 40 mijë lekë të reja.

Pas grabitjes ai është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Informacion paraprak

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×